Ministrja serbe tregon sa zgjati takimi Thaçi – Vuçiç

Mos i humb

 

Ministrja serbe për Integrime Europiane, Jadranka Joksimoviq, deklaroi se tema kryesore në Samit do të jetë ndërlidhja e bashkëpunimi brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor.

”Është tejet e rëndësishme pjesëmarrja e Serbisë në Samitin e Sofjes”, deklaroi ministrja Joksimoviq, shkruajnë mediat serbe

Ndërkaq lidhur me takimin Thaçi-Vuçiq, ministrja Joksimoviq shtoi se ”trakimi i djeshëm në mes Thaçit dhe Vuçiqit, në prani të përfaqësueses së Lartë të BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Frederica Mogherini, ”ishte vërtetë takim i shkurtër”.

Sipas saj, Mogherini shfrytëzoi rastin që të takohet me të dy liderët që ishin prezentë, ku këmbyen disa fjali.

Sikundër deklaroi ministrja Joksimoviq, kryetari Vuçiq shprehu gatishmërinë për dialog ”sa herë që pala tjetër është e gatshme të ofrojë kompromis”.

Ndryshe, edhe Thaci edhe Vuçiq sot po marrin pjesë në Samitin e Sofjes, ku po flitet edhe për të ardhmen evropiane të Ballkanit, e në të cilin po marrin pjesë liderë të shteteve më të fuqishme evropiane si kryeministrja e Britanisë, kancelarja gjermane e presidenti francez./kp/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit