Ministrja Xhaçka: Sulmi ndaj Meçollarit, hakmarrje e Berishës

Mos i humb

Komisioni i Sigurisë është mbledhur ditën e sotme në një seancë dëgjimore me ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka të kërkuar nga opozita.

Flamur Noka u shpreh se seanca është kërkuar për ekipin negociator për bisedimet me Greqinë. Sa i përket ekipit negociator dhe pikërisht Artur Meçollarit, Noka u shpreh se ai akuzohet se nuk disponon integrimin e nevojshëm. “Meçollari ka mbajtur kontakte me oficerë të vendeve jo partnere”, tha Noka.

Ndërkohë, ministrja Xhaçka u ndal te shkarkimi nga FA i Artur Meçollarit në 4 tetor 2012, duke thënë se ka qenë një shkarkim i padrejtë i tij.

“Artur Meçollarin e kam takuar për herë të parë në jetën time në fund të nëntorit 2017. Meçollarin e takova në Kabul ku ishte ushtaraku më i lartë shqiptar në misionin e NATO-s. E pranova kërkesën e komisionit për të sqaruar disa fjali të hedhura qëllimisht lart e poshtë. Akuzat, për të poshtëruar jo një individ, por një proces të tërë që ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. Çështja e delimitimit te hapësirave detare është një çështje sa komplekse dhe delikate. Në vitin 2012, Meçollari u largua nga detyra padrejtësisht, arsyet e vërtetë janë se nuk pranoi të firmoste për disa baza detare nga plani i përhapjes. Mecollari nuk pranoi t’ua jepte bazat detare, miqve dhe familjarëve të Berishës. Deri këtu shihet se Mecollari nuk ka punuar kundër interesave të vendit. Një padrejtësi të madhe i është bërë të gjithë atyre që nuk iu bindën urdhrit politik. Meçollari dhe 15 drejtues të FA nuk iu bindën urdhrave politike”, tha ministrja Xhaçka.

Më tej, ministrja Xhaçka u shpreh se Meçollari ka nivelin më të lartë të aksesit në informacion sekret, jo vetëm për Shqipërinë, por për çdo dokument të NATO-s. “Zanafilla e kësaj historie është se Meçollari nuk pranoi të hajë çorbën e prishur për pronat. Çdo akuzë ndaj tij është cenim i mazhit të vendit dhe FA. Meçollari ka bërë patriotin në çdo rrethanë”, përsëriti edhe një herë ministrja, e cila tha se ka ardhur në komision për t’i dhënë fund “përrallave me spiunë dhe partizanë”.

Xhaçka tha se marrëveshja e re me Greqinë do të negociohet pas marrjes së autorizimit nga Presidenti, ndërsa ajo e 2009 u arrit pa marrë autorizimin e kreu të shtetit, tha ministrja.

Flamur Noka kërkoi prova nga ministrja, e cila u shpreh se Meçollarit iu kërkua të ishte një ushtar politik. “Ose na jepni dokumente ose tërhiqni gënjeshtrën. Jep prova nëse ke që i kërkuam Meçollarit te behej ushtar politik në vitin 2012”, tha Flamur Noka.

Ministrja e Mbrojtjes reagoi duke thënë se aktualisht është vendosur një standard i ri dhe nuk është fshehur mbajtja e negociatave me Greqinë, në ndryshim nga viti 2009.

“Unë kam ardhur për t’iu shpjeguar. Më përmendët transparencën e marrëveshjes, por ne kemi një standard të ri, nuk e kemi fshehur që po zhvillohen negociatat. Ndërsa asokohe u publikua marrëveshja vetëm pak ditë para marrëveshjes nga media. Kishte urdhër për të mos e bërë publike atëherë, standardi i 2018 është krejt tjetër nga ai i 2009. Dokumenti për shndërrimin e Meçollarit në ushtar politik, ai është i klasifikuar, por ju nuk keni një regjistër. Ka media dhe nuk publikohen dokumentet e klasifikuara. Publiku është informuar aq sa ka qenë e nevojshme”, tha Olta Xhaçka.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit