Miratohen ndryshimet ligjore në Komisionin e Sigurisë

Mos i humb

Miratohen ndryshimet ligjore në vettingun e policisë nga komisioni i sigurisë. Mbledhja është shoqëruar me debate të forta mes deputetit të PD-së Ervin Salianji dhe deputetëve të PS-së.

Në fund maxhoranca miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të policisë së shtetit, gardës së Republikës dhe shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar.

Sipas ndryshimeve të propozuara nga Ministria e Brendshme, vettingut nuk do i nënshtrohen të gjithë punonjësit e policisë, por vetëm drejtuesit e lartë, ose ata që aspirojnë për drejtues.

Deputeti i PD-së Ervin Salianji tha se “është rasti të theksojmë dështimin dhe talljen që bëhet me punonjësit e policisë së Shtetit në çdo nivel. 5 vite që kemi miratuar një ligj, për të cilin qytetarët kanë paguar miliarda lekë dhe ka dështuar. Qeveria nuk e di pse ka dështuar”.

Deputeti i PS Xhemal Qefalia duke iu përgjigjur akuzave të Salianjit tha se ligji nuk po bëhet për Ardi Veliun dhe se akuzat vijnë nga sindroma e pasigurisë.

“Janë nga sindroma e pasigurisë, e mbivlerësimit të individit. më lejoni ta falënderoj ministrinë e Brendshme për nismën që ka marrë.

Më së fundi ky ligj do jetë funksional, dinamil i cili do i çlirojë organizatën e policisë, nga një numër prej 11 mijë vetësh që do vetoheshin, tani ka shkuar në 300. Do këqyren dhe nga ILDKPI dhe kjo është pozitive.

Fakti që nuk do robtohet një punonjës i policisë të kërkojë dokumente nga 1998. Tani punonjësit e policisë nuk do jenë më të frustruar.

Të gjithë ata individë që do kërkojnë detyra të larta, patjetër do i nënshtrohen vettingut nga kom i posaçëm. Juve ju ka zënë sindroma e individit, nuk po bëhet ligj për Ardi Veliun”, tha Qefalia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit