Miratohet bonusi i pranverës për pensionistët, Gonxhja: Përfitojnë 730 430 pensionistë

Mos i humb

Këshilli i Ministrave miratoi sot bonusin e pranverës për 730 430 pensionistë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, deklaroi sot për mediet, pas mbledhjes së qeverisë, se bonusin e pranverës e përfitojnë në total 730 430 pensionistë. Nga këta, 520 443 pensionistë të cilët marrin më pak se 20 000 lekë në muaj do të përfitojnë bonus 10 000 lekë, ndërkohë që bonusin prej 5 000 lekësh do ta përfitojnë 209 987 pensionistë që përfitojnë një pension pleqërie më të lartë se 20 mijë lekë në muaj.

Gonxhja tha se, ndërkohë bonusin e fundvitit për pensionistët e kanë marrë deri tani 597 578 pensionistë. “Ky ishte bonusi me vlerën më të lartë i dhënë ndonjëherë nga qeveria shqiptare”, tha ministri.

Gonxhja e cilësoi këtë hap, si një tjetër rikonfirmim të angazhimit të qeverisë, që të bëj të mundur që të ardhurat e siguruara nga rritja ekonomike 2024 të mund ta shpërndajë tek të gjithë, përfshirë kategorinë e pensionistëve që kanë një të ardhur mujore të ulët që vjen nga një tranzicion politik dhe skemë pensionesh që ndër vite nuk ka arritur që t’i japë një pension dinjitoz një pjese të konsiderueshme të pensionistëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit