Miratohet ligji për punëtorët e arsimit të viteve 90-të

Mos i humb

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji,Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, ka miratuar Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës të viteve 1990-të, i cili pritet të dërgohet në seancën e Kuvendit të Kosovës për aprovim.

Kryetari i Komisionit, Ismail Kurteshi theksoi se kostoja për këtë projektligj është i përballueshëm për buxhetin.

Ndërsa, Mevlude Shala nga Ministria e Financave tha se ndryshimi i fjalës pensioni baze dhe pensioni që e realizon është bërë për shkak që të mos ketë përzierje.

“Kemi pensione të ndryshme pensionale, pensioni baze është pensioni i moshës, ne kemi menduar me heqë pensioni bazëdhe me lërë pension qe realizon  dhe kemi menduar që po bëhet padrejtësi. Nuk ka ndonjë vërejtje tjetër, mirëpo meqenëse ka shumë skema pensionale dhe për mos me dashtë me u përzier”, u shpreh Shala.

Por, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu është shprehur skeptike rreth këtij ndryshimi, ku siç tha ajo se dyshon që këtë ndryshimi në këto shtesa mund të merren nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Ne nuk po flasim për pensionin e moshës porpër mësimdhënësit. Ne jemi marr vesh si komision që pavarësisht pensionit qe ekanë ata marrin edhe shtesë. Nëse Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e rregullon, që do ta marrin pensionin bazë dhe atë shtesë. Nëse prekim këtu ndonjë gjëdyshoj që ata e marrin shtesën”, tha Haxhiu.

Ndryshe, me 6 vota pro dhe 2 abstenime, u miratua ligji në fjale.

Ndërsa, takimi i paraparë me anëtarët e Këshillit të Cilësisëtë Agjencisë së Kosovës për Akreditim nuk është mbajtur për shkak të një takimi pune që kanë pasur në Amerikë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit