Miratohet programi i punës së Kuvendit deri më 27 nëntor dhe kalendari tre javor i punimeve. Seancat me prani fizike, komisionet online

Mos i humb

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Konferenca e Kryetarëve mbledhja miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 19 tetor-27 nëntor 2020 dhe kalendarin tre javor të punimeve për periudhën 19 tetor-6 nëntor 2020.

Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 22 tetor, 29 tetor dhe 5 nëntor 2020.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që seancat plenare do të vazhdojnë të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve, duke respektuar protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga pandemia Covid-19. Po kështu u vendos që mbledhjet e komisioneve do të vazhdojnë të zhvillohen online.

Në përfundim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nënvizoi se Plani i Veprimit i Kuvendit për Integrimin Europian duhet të ndiqet me vëmendjen e duhur nga komisionet.
Gjithashtu Ruçi, njoftoi Konferencën se më 28 tetor Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen për të Luftuar Anti-Semitizmin, do të organizojnë më datë 28 tetor Forumin e Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit