Gratë i futen biznesit të kanabisit, pas Vlorës, kapen 2 në Fier.

Mos i humb

Duket se gratë i janë futur biznesit të kanabisit për të siguruar jetesën. Pas Vlorës ku u arrestuan 4 gra më në moshë, 2 më të reja janë arrestuar në Fier, ku është zbuluar një punishte e përpunimit.

Policia e Fierit deklaron zyrtarisht se në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Fier, pas informacioneve të marra në rrugë policore dhe një hetimi disajavor, kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor antidrogë të koduar “Hamili”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. (D). B., 57 vjeç, banues në Hamil, Fier (organizatori i kësaj veprimtarie kriminale).

S. K., 38 vjeç, E. K., 33 vjeçe, E. K., 31 vjeçe, banuese në Ndermenas, Fier.

Gjithashtu u procedua penalisht dhe një shtetase tjetër.

FierVijon puna intensive dhe kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit.Finalizohet me sukses nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, operacioni antidrogë i koduar "Hamili".Sekuestrohen armë, drogë dhe municion luftarak.Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër.Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Fier, pas informacioneve të marra në rrugë policore dhe një hetimi disajavor, kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor antidrogë të koduar "Hamili", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:R. (D). B., 57 vjeç, banues në Hamil, Fier (organizatori i kësaj veprimtarie kriminale).S. K., 38 vjeç, E. K., 33 vjeçe, E. K., 31 vjeçe, banuese në Ndermenas, Fier.Gjithashtu u procedua penalisht dhe një shtetase tjetër.Shërbimet e Policisë, në bazë të hetimeve të kryera dhe informacionit të grumbulluar kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R.(D). B, në fshatin Hamil, ku kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit e lartpërmendur.Gjatë kontrollit të kryer në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 100 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa në proces tharjeje, 1 automatik me 2 krehra dhe 310 fishekë, 2 freskuese që shërbenin për tharjen e bimëve narkotike, 1 pres metalike që shërbente për presimin dhe paketim e lëndës narkotike, 7 palë gërshërë, 1 motoçikletë me targa të falsifikuara e trafikuar nga jashtë vendit, 4 aparate celularë, si dhe disa bimë të dyshuara narkotike të kultivuara në ambientin përreth banesës së 57-vjeçarit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Kultivimi i bimëve narkotike", "Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak" dhe "Trafikimi i mjeteve motorike".

Gepostet von Policia e Shtetit am Dienstag, 13. Oktober 2020

Shërbimet e Policisë, në bazë të hetimeve të kryera dhe informacionit të grumbulluar kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R.(D). B, në fshatin Hamil, ku kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit e lartpërmendur.

Gjatë kontrollit të kryer në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 100 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa në proces tharjeje, 1 automatik me 2 krehra dhe 310 fishekë, 2 freskuese që shërbenin për tharjen e bimëve narkotike, 1 pres metalike që shërbente për presimin dhe paketim e lëndës narkotike, 7 palë gërshërë, 1 motoçikletë me targa të falsifikuara e trafikuar nga jashtë vendit, 4 aparate celularë, si dhe disa bimë të dyshuara narkotike të kultivuara në ambientin përreth banesës së 57-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit