“Mirënjohje për mbështetjen për integrimin”, ambasadori i Holandës, Reinout Vos i paraqet Letrat Kredenciale Metës

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Holandës në Shqipëri, Reinout Vos me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Kreu i Shtetit i uroi Ambasadorit Vos suksese në misionin e tij në Shqipëri për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve tona.

Meta vlerësoi rritjen e investimeve holandeze në Shqipëri dhe nënvizoi nevojën e qëndrueshmërisë dhe vijueshmërisë më tej të bashkëpunimit ekonomik e tregtar me këtë vend të rëndësishëm dhe shfrytëzimin e potencialeve ekzistuese në interesin e përbashkët.

Kreu i Shtetit e falenderoi Ambasadorin veçanërisht për qëndrimin e fundit inkurajues të Holandës dhe të Parlamentit të saj për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe mbështetjen, që vendi i tij, i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Ndër të tjera Meta i shprehu mirënjohjen Ambasadorit Reinout Vos për ndihmën e shpejtë dhe shumë të vyer, me trupa dhe helikopterë, që vendi i tij dha në përballimin e situatës së vështirë të krijuar nga zjarret në Shqipëri.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit