
I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Staffan de Mistura, ftoi disa shtete që janë palë në çështjen e Sirisë, në qytetin zviceran Gjenevë për konsultim.
Zëdhënësja e OKB-së në zyrën në Gjenevë, Alessandra Velluci, në deklaratën gjatë mbledhjes së zakonshme javore, tha se “I dërguari i posaçëm De Mistura, i ftoi Egjiptin, Francën, Gjermaninë, Jordaninë, Arabinë Saudite, Britaninë dhe SHBA-të për konsultime të përbashkëta në zyrën e OKB-së në Gjenevë më 14 shtator”.
Zëdhënësja tha se me përfaqësuesit shtetëror të cilat i emërton si “grup i vogël” do të konsultohet rreth çështjeve si “procesi politik” që përbën themelin e bisedimeve të Sirisë, lehtësimin e formimit të komitetit të kushtetutës si dhe çështje të tjera.
Ajo tha se mbledhja konsultative do të zgjas vetëm një ditë. “Grupi i vogël” do të përbëhet nga diplomatë të nivelit të lartë.
De Mistura më 11-12 shtator gjithashtu do t’i presë delegacionet e Turqisë, Rusisë dhe Iranit në Gjenevë./Rtv Islam/


