MIT shpëtoi gruan moldaviane dhe 4 fëmijët e saj nga YPG/PKK

Mos i humb

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës (MIT) e Turqisë me anë të një operacioni ka shpëtuar shtetasen e Moldavisë Natalia Barkal dhe 4 fëmijët e saj, të cilët nga organizata terroriste YPG/PKK mbaheshin me forcë në kampin al-Hawl në veri të Sirisë.

MIT, pas italianes Silvia Constanzo Romana, sërish me sukses përfundoi operacion të shpëtimit të pengjeve.

Sipas informacionit të marrë, shtetasja e Moldavisë Natalia Barkal, e cila bashkë me bashkëshortin e saj sirian dhe fëmijët në vitin 2013 kanë shkuar në Siri për tregti, nga YPG/PKK është dërguar me forcë në kampin al-Hawl.

Pasi qeveria e Moldavisë kërkoi ndihmë nga Turqia, MIT zhvilloi një hulumtim për gjetjen e Natalia Barkal dhe fëmijët e saj.

MIT zbuluoi se Barkal dhe 4 fëmijët e saj, pasi janë mbajtur për 23 ditë në një burg në Munbixh, janë dërguar në al-Hawl nga PKK/YPG.

Operacioni u zhvullua me metoda autentike të inteligjencës

MIT me anë të hetimit të kryer me mundësitë teknike dhe metodat autentike të inteligjencës, zbuloi vendin e saktë e Barkal dhe 4 fëmijëve të saj.

Pjesëtarët e MIT, pasi e kontaktuan Barkal, i treguan asaj se si duhet të ikë nga kampi.

Barkal dhe fëmijët e saj me një operacion të kryer më 6 qershor, duke u nxjerrë nga kampi al-Hawl në Haseke, fillimisht u dërgua në rajonin e operacionot “Burimi i Paqes”, e më pas në një vend të sigurt në Tal Abyad.

“Jam falënderuese ndaj Turqisë”

Barkal, e cila nën presionin e YPG-së gjatë kohë ka jetuar në kushte të vështira me 4 fëmijët e saj, prej të cilëve më i vogli është një vjeç dhe më i madhi 10 vjeç, tha se “Jam mirënjohëse ndaj shtetit turk. Turqia është një vend shumë i madh”.

Ndërkohë, Presidenti i Moldavisë, Igor Dodon, fotografitë e Barkal dhe 4 fëmijëve të saj të cilët i priti pasi u kthyen në vend, i publikoi në rrjetet sociale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit