Mitsotakis: Nga takimet me banorët, te vizita në shkollë

Mos i humb

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare.

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:30 Mitsotakis ka mbërritur me helikopter në Himarë, ku ka vizituar shkollën greke.

Axhenda e tij nis pikërisht me Himarën, duke theksuar me këtë vizitë rëndësinë e minoritetit grek për shtetin fqinj.

Pas vizitës në shkollën Omiros, Presidenti grek do vizitojë dhe Kishën dhe më pas do të bëjë një shëtitje në shëtitoren e Himarës ku do të takohet me banorët.

Një ndalesë e Mitsotakis do të jetë dhe në zyrat e Omonias.

Në Livadhja do të ketë një tjetër vizitë dhe më pas do të udhëtojë drejt Dervicanit në Gjirokastër, ku ndodhet po ashtu një pjesë e minoritetit grek në Shqipëri.

Pas këtyre vizitave, kryeministri i Greqisë do të takojë kryeministrin Edi Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit