Mitsotakis pret eurodeputetin Fredi Beleri

Mos i humb

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis priti sot në një takim eurodeputetin e Demokracisë së Re në pushtet Fredi Beleri në zyrën e tij.

“Kam shumë arsye që të jem i lumtur t’ju mirëpres sot. Së pari, do të doja t’ju përgëzoja për zgjedhjen tuaj si eurodeputet grek, në Bruksel dhe në Strasburg, me Demokracinë e Re. Jam i sigurt se do ta bëni detyrën tuaj në maksimum”, tha kryeministri grek duke përshëndetur Belerin.

Mitsotakis shprehu gjithashtu lumturinë e tij që sprova e eurodeputetit po i afrohej fundit.

“Është bërë e kuptueshme, ju dhanë leje që të kryeni detyrat dhe të bëni betimin”, shtoi ai.

Shpresoj që shumë shpejt do të dilni përgjithmonë nga burgu dhe ky kapitull i dhimbshëm për të gjithë ne do të marrë fund, në mënyrë që të vazhdojmë dhe të ecim përpara”, tha Mitsotakis.

Beleri, nga ana e tij, falënderoi personalisht kryeministrin për mbështetjen e tij dhe premtoi se do të nderonte besimin që Mitsotakis i kishte dhënë duke e vendosur në fletën e votimit evropian.

“Unë konsideroj se ligji i së drejtës, e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, nuk është e vetëkuptueshme në vendin ku jetojmë”, tha Beleri.

“Unë dua të ndihmoj pakicën etnike greke që të qëndrojë në shtëpitë e tyre stërgjyshore por edhe ta ndihmoj këtë shtet që të afrohet dhe të bëhet anëtar i familjes evropiane”, tha ai.

“Kjo është ajo që duam edhe ne. Mendoj se e kam dëshmuar në praktikë se qëndroj në krah të njerëzve të minoritetit etnik grek”, tha kryeministri grek.

“Dhe ne gjithashtu kemi të gjitha arsyet për të kërkuar një Shqipëri që përparon në këto çështje, e cila i afrohet Evropës, duke respektuar rreptësisht angazhimet e saj evropiane”, shtoi Mitsotakis.

“Ky është, mendoj, një qëllim i përbashkët për të cilin ne të gjithë duam të punojmë”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit