“Mjaft i përdore”, Orjola Pampuri kritika Kryeministrit: Fëmijët duan psikologë, jo kamera e fotografë

Mos i humb

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka kritikuar ashpër kryeministrin e vendit, Edi Ramën. Me një shënim në ‘Facebook”, ish-deputetja Pampuri i kërkon shefit të qeverisë të mos përdorë më fëmijët për daljet e tij publike, por t’i trajtojë me psikologë përkatës pas traumës që ata kanë përjetuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Postimi i Pampurit

Ndal abuzimit me femijet Edi Rama!

Sot ne spitalin e traumes kryeministri vraponte per te takuar dy femije, te mbijetuar nga termeti e per te na ofruar nje shfaqje te turpshme. I shoqeruar nga ministrja e shendetesise e cila kishte pergatitur terrenin qe shfaqja e peshtire te kishte sukses, Edi Rama perdori dy femije te cilet pervec mbeshtetjes emocionale te profesionisteve, kurimit nga stafi mjekesor e ngrohtesise se prinderve nuk i duhej fallsiteti neverites i Edi Rames qe ka 4 dite qe vrapon nga shfaqja ne shfaqje, nderkohe qe prej kaosit qe ka krijuar per shkak te keqmenaxhimit te situates po shkakton shume vuajtje te njerezit.

Mjaft i perdore femijet Edi Rama, te gjithe kane qene ne terren, te gjithe kane takuar femije e te moshuar, te gjithe kemi perjetuar ankthin e historive te tyre, faktin qe jane te paushqyer, te pastrehe, te traumatizuar, por kemi kursyer kamerat e aparatet fotografike me ta. Cdo bisede me keta femije duhet te jete e kujdesshme, nen pranine e psikologeve, dhe absolutisht pa pranine e fotografeve apo kamerave. Ti shkele mbi kete te norme elementare njerezore. Turp te keqperdoresh femije ne kete gjendje. Qindra te tjere therrasin per strehe, dhe ushqim. Leri kamerat, lere aktrimin, merr pergjegjesi dhe ndihmo njerezit ne nevoje! Turp!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit