Mjekja e “Shefqet Ndroqit” thirrje qytetarëve: Bëni kujdes, numri i pacientëve në spital po rritet çdo ditë!

Mos i humb

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon mesazhin e mjekës së spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, Alma Cani.

Kjo e fundit, referuar rasteve në rritje nga koronavirusi, iu bën thirrje qytetarëve të vendosin maskën, e të ruajnë distancimin social, për të mbrojtur jetën e tyre e të të gjithëve.

“Cdo ditë shikojmë raste që po shtohen. Cdo ditë shikojmë shpërndarje të virusit. Cdo ditë po shikojmë numrin e shtuar të pacientëve në spital. Kërkojmë ndihmën tuaj, zbatoni rregullat, bëni kujdes, distancim social e për më tepër maskë. Nuk duam t’iu shikojmë në spital, e për më tepër në terapi intensive. Ndaj, mbani maskën, mbroni jetën tonë, tuaj e të të gjithëve ne”, thekson mjekja Alma Cani.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FOgertaManastirliu%2Fvideos%2F1340240232986563%2F&show_text=false&width=560
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit