Mocioni i opozitës, NISMA deklarohet për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Mos i humb

Që nga ardhja në pushtet e qeverisë që drejtohet nga Kryeministri Ramush Haradinaj, në qarqet politike në kryeqytet ka filluar ideja për rrëzimin e kësaj qeverie.

Partitë opozitare brenda Kuvendit të Kosovës kanë shprehur qëndrimet e tyre dhe vazhdimisht kanë bërë kalkulime të votave për ta dërguar vendin në zgjedhje, por pa ndonjë hap konkret.

Mocioni i mosbesimit është bërë edhe më aktual me përkrahjen që kohët e fundit i ka dhënë Partia Socialdemokrate me kushtin e vetëm që mos të përfshihen votat e Listës Serbe.

E një reagim për këtë çështje ka ardhur edhe nga partia Nisma Socialdemokrate.

Në një prononcim për “Gazeta Blic” anëtarja e Kryesisë së Nismas Socialdemokrate Valdete Bajrami, ka theksuar se kurdo që opozita i bën nënshkrimet e nevojshme për ta rrëzuar qeverinë, partia Nisma Socialdemokrate është më e gatshme se kurrë për zgjedhje.

“Nisma Socialdemokrate është më e gatshme se kurrë sepse ashtu siç edhe e keni parë frymën tonë Socialdemokrate janë duke e përkrahur qytetarët anë e kënd vendit. Ju tashmë jeni dëshmitarë të qindra aderimeve të reja që i kishim muajin e fundit duke filluar në Gjakovë, Prizren, Malishevë, Suharekë, Prishtinë e ku do vazhdojmë nesër me Lipjan e Shtime dhe me degët tjera.

Kështu që Nisma Socialdemokrate është tashmë parti e konsoliduar mirë dhe po e ritheksoj prap që kurdo që do të mbahen zgjedhjet ne do dalim edhe më fuqishëm se zgjedhjet që i kishim në 2017”, u shpreh Bajrami.
Ndërsa drejtori i KDI -së Ismet Kryeziu i ka thënë “Gazeta Blic” se mocioni për rrëzimin e qeverisë si instrument dhe nismë opozitare më shumë jep përshtypjen e një presioni politik ndaj ekzekutivit.

Kryeziu, është deklaruar edhe për rolin e Nismës në këtë proces .

“Roli i Nismas ose përfshirja e këtij subjekti politik nga pozita e qeverisë në këtë angazhim opozitar, se besoj se mundë të ndodhë, për faktin se Nisma nuk është se ka treguar ndonjë divergjencë ose përplasje mospajtuese me partnerët e koalicioni për politikat, vendimet dhe qeverisjen e deritashme”, ka thënë ai.

Tanimë po bëhen gati dy vite që kur qeveria Haradinaj ka ardhur në pushtet dhe paralajmërimet për rrëzimin e saj kanë qenë të vazhdueshme.

Subjektet opozitare aktualisht kanë mbledhur 58 nënshkrimet e deputetëve që pritetet të votojnë pro mocionit të mosbesimit ndaj kësaj qeverie. Për t’u jetësuar kjo nismë, nevojiten së paku 61 vota të deputetëve.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit