Mogherini: Kuba dëshiron të bëhet aleate e fuqishme e BE-së

Mos i humb

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, tha se Kuba dëshiron që të bëhet një aleate e besueshme e BE-së.

Mogherini në kuadër të vizitës së saj dy ditore në Kubë, zhvilloi një takim me presidentin e këtij vendi, Raul Castro.

Ajo para këtij takimi mbajti një konferencë për shtyp, me ç’rast potencoi se BE-ja është një aleat i parashikueshëm dhe i fuqishëm, i cili mund t’i ndihmojë Kubës në menaxhimin e transformimit politik.

“Ne jemi të qëndrueshëm dhe nuk tregojmë ndryshime të paparashikueshme dhe të papritura”, deklaroi Mogherini, duke shtuar se vendet e BE-së janë aleatët kryesorë ekonomik të Kubës.

Mogherini theksoi se embargoja e vendosur nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, nuk do t’i zgjidhë problemet mes Havanës dhe Washingtonit.

“Europa u ka thënë shumë herë amerikanëve ndërsa një qëndrim të tillë e ka shpalosur edhe në Kombet e Bashkuara. Ndikimi i vetëm i embargos është ulja e cilësisë së jetës së njerëzve. Embargoja është plotësisht e pavlefshme dhe e paligjshme”, ka thënë Mogherini.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në një të ardhme të afërt do të nënshkruajë marrëveshje në fushat e energjisë së ripërtëritshme, bujqësisë dhe shkëmbimit kulturor me Kubën.

Presidenti Trump anuloi procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kubën, me pretendimin se iniciativat për normalizim nga paraardhësi i tij Barack Obama është vetëm në dobi të qeverisë së Kubës./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit