Molliçaj: Shqetësimi kryesor brenda Lëvizjes është vendosja e individit para konceptit

Mos i humb

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka publikuar një reagim, lidhur me deklaratat e u.d të sekretarit organizativ të VV-së, Ismajl Kurteshi i cili ka akuzuar Molliçajn si përçarës në Lëvizje.

Por, ndër të tjera Molliçaj ka përmendur edhe kandidimin e Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes.

Lidhur me këtë kanë reaguar militantë të VV-së, të cilët e kanë pyetur Molliçajn, se “sa është demokratike të mos i lejohet dikujt të kandidojë për kryetar të Vetëvendosjes”.

Molliçaj është përgjigjur duke thënë secili ka të drejtë të kandidojë dhe dëshmia më e mirë për këtë është kandidimi i Albinit.

Por, Molliqaj ka theksuar se shqetësimi kryesor që i preokupon brenda Vetëvendosjes është “vendosja e individit para organizatës dhe konceptit”, gjë që lë të nënkuptojë se janë pikërisht, grupi tjetër i Kurtit ata që i kanë thyer parimet, sipas Molliçajt.

Komenti i Molliçajt në Facebook

“ Për 12 vite, në Lëvizje e kemi pasur këtë renditje sipas rëndësisë:

1. Koncepti-Programi i Lëvizjes,

2. Organizata,

3. Drejtuesi i Lëvizjes.

Fatkeqësisht pas 12 vitesh kjo renditje u përmbys. Tash individi është në radhë të parë, e pastaj vjen organizata e koncepti”, ka shkruar Molliçaj./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit