Molliqaj i del në krah Albin Kurtit

Mos i humb

Ish-sekretari i Përgjithshëm i VV- së, Dardan Molliqaj është pozicionuar me Albin Kurtit pas akuzave të Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit se zyrtarë të Vetëvendosjes kishin planifikuar vrasje të liderëve.

Dardan Molliqaj, të paktën me një deklaratë, ka dalë në krah të ish-Shefit të tij, Albin Kurtit. Edhe pse i ka kërkuar të mos viktimizohet, Molliqaj ka shkruar se janë gënjeshtra akuzat e Thaçit e Veselit në drejtim të udhëheqësve aktualë të VV- së.

“Akuzat pa as edhe një fakt të vetëm që vijnë nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli se kinse VV qëndron prapa organizatës ”Syri i Popullit” janë të ulëta dhe të papranueshme. Për më shumë, janë shpifje që e thellojnë edhe më shumë përçarjen e spektrit politik në vend, pikërisht tash kur të gjithë duhet të jemi të bashkuar përballë Serbisë”, ka shkruar Molliqaj.

Ai u ka bërë thirrje edhe VV- së të mos viktimizohen por të bashkohen kundër Serbisë.

“Nuk na duhen shpifje të tilla por as viktimizim. Na duhet përbashkim e pjekuri politike. Vetëm kështu e dëshmojmë se sa e duam vendin tonë”, ka shtuar ai.

Molliqaj, në disa deklarime të fundit, ka kërcënuar VV- së se do të publikojë fakte komprometuese për Kurtin dhe zyrtarët tjerë.

Madje, kishte përmendur një rast kur Liburn Aliu kishte refuzuar të merrte një përgjegjësi kur bashkë me ta ishte edhe Astrit Dehari, i cili ka vdekur në burg.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit