MOMENTE KRITIKE DHE SHUMË INTERESANTE NË SIRI! NGA: MUSTAFA BAJRAMI

Mos i humb

Sipas televizionit shtetëror sirian SANA, forcat e armatosura të Sirisë për pak orë do të hyjnë në Afrin. Këtë do ta bëjë pasi rexjhimi i Asadit është marrë vesh me forcat ushtarake të YPG-së, e kjo e fundit, sipas kësaj marrëveshje, rexhimit sirian do t’ia dorëzojë armatimin e rëndë. Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe Reuters.

Sipas Reuters, forcat siriane përgjatë javës që vjen do të pozicionohen në 52 pika rë rëndësishme të cilat më parë ishin nën kontrollin e YPG-së dhe PKK-së kurde. Sot dhe nesër, do t’i marrin 4 nga këto 52 pika.

Duhet të themi se kjo marrëveshje ka marrë hov pasi ushtria turke kishte dëbuar forcat ushtarake kurde nga 70 pozicione shumë të rëndësishme përreth Afrinit.

Nëse vërtetë arrihet që forcat siriane të hyjnë në Afrin, ato forca do të quhen Ushtria e Popullit të Afrinit.

Çudi pas çudie në Sirinë tërësisht të çuditshme…!
/Nga: Mustafa Bajrami/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit