Moon zhvillon bisedë telefonike me Trump

Mos i humb

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in bëhet e ditur se ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e SHBA-ve Donald Trump.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, zëdhënësi i presidencës së Koresë së Jugut, Kim Eui-kyeom ka bërë një deklaratë për shtyp në lidhje me bisedën telefonike Moon-Trump.

Sipas tij në bisedën telefonike Moon pasi ka shprehur urimet që të kalojë me sukses samiti i cili do të zhvillohet nesër në Singapor mes liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe presidentit amerikan Donald Trump, ai ka theksuar se nëse samiti kalon me suskes kjo do të jetë një “dhuratë” për të gjithë botën.

Zëdhënësi Kim ndër të tjera tha se janë të mendimit se do të jetë një sukses i rëndësishëm në rast se Moon dhe Trump gjejnë një pikë të përbashkët në stamitin e ditës së nesërme.

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-in dhe presidenti Trump do të takohen nesër në Singapor.

Samiti ku do të diskutohet për çarmatimin bërthamor dhe çështjet e sigurisë parashikohet që të jetë një hap kritik drejt rrugës për të kthyer gjendjen e armëpushimit në një paqe të përhershme./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit