Mos i nënvlerësoni! Këto bimë mjekësore largojnë ankthin dhe stresin

Mos i humb

Përpeq me Djathë dhe Ajkë Qumështi i Pjekur në Gjalpë

Shumë e njohin si lloj byreku e të tjerë një formë piteje, por ajo për të cilën të gjithë bien dakord është...

Ministri i jashtëm gjerman vetëizolohet, anëtari i stafit rezulton pozitiv me koronavirus

Ministri i Punëve të Jashtme në Gjermani, Heiko Mass është vetëizoluar pasi një anëtar i stafit të tij të sigurisë ka rezultuar...

Megan ne politikë…/ Trump: Nuk jam fans i saj, i uroj shumë fat princit Harry

Pasi është çliruar nga titujt mbretërorë, ka kthyer sytë nga politika. E vendosur tani në SHBA, Meghan Markle hedh pas shpine kurorën...

Taxh Mahal hapet për vizita turistike pas gjysmë viti

Pas gjashtë muajsh sërish është hapur monumenti historik arkitektonik Taxh Mahal, i cili ishte mbyllur në kuadër të luftës kundër pandemisë së...

Bimët mjekësore me aftësi shëruese janë përdorur në metodat tradicionale dhe jo tradicionale mjekësore që 5000 vjet më parë.

Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur ato jo vetëm për të qetësuar sistemin nervor por edhe për ta mbrojtur organizmin nga stresi dhe ankthi.

Më poshtë do të lexoni nga AgroWeb.org, për bimët mjekësore shëruese që luftojnë ankthin apo stresin dhe i kthejnë organizmit qetësinë e humbur.

Bimët e mëposhtme mund të pihen si çaj ose të përdoren në terapi të ndryshme aromash.

Bimët Mjekësore që Shërojnë Ankthin dhe Stresin
Kamomili
Kamomili është një nga bimët më të lashta mjekësore që njeriu ka përdorur.

Kjo bimë është efikase kundër inflamacionit, kontraktimeve muskulare, reumatizmës, çrregullimeve të ciklit, pagjumësisë, ulçerës, çrregullimeve të sistemit tretës.

Kamomili ka efekt qetësues dhe nxit gjumin.

Ky efekt është si pasojë e një flavonoidi që ndërlidhet me receptorët e trurit.

Sipas studimeve, pirja e përditshme e këtij çaji për tetë javë me rradhë luan një rol kryesor në pakësimin e simptomave të ankthit.

Kamomili është çaji më popullor në botë me një milionë filxhanë të pirë në ditë.

Lavanda
Lavanda me aromë të mirë është një kurë ideale kundër pagjumësisë, lodhjes, depresionit dhe ankthit.

Emri i bimës vjen nga Latinishtja ‘lavare’, që përkthehet “të lash.”

Këtë emër, bima e ka marrë sepse ka qenë dhe mbetet një nga bimët medicinale më të përdorura në sapunë dhe shampoo.

Ajo ka efekt pastrues për trupin dhe shpirtin, madje ka ndikim të fortë në zbutjen e simptomave të ankthit.

Lulja e Pasionit apo Lule Sahati
Në fillimet e saj, Lulja e Pasionit apo Lule Sahati është përdorur për të trajtuar histerinë dhe nervozizmin.

Ekspertët e AgroWeb.org shpjegojnë se kjo lule rrit nivelet e acidit gamma aminobutyric në tru dhe rrit ndjesinë e qetësisë.

Studimet kanë treguar se pacientët që kanë marrë suplementë të lules përpara ndërhyrjes kirurgjikale kishin më pak ankth dhe zgjoheshin më qetë nga anestezia.

Bari i Bletës
Bari i bletës është pjesë e familjes botanike të mentes.

Kjo bimë është përdorur kundër stresit dhe ankthit që në Mesjetë.

Ajo ka efekt qetësues dhe gjumësjellës.

Studimet që janë kryer tek njerëzit që vuajnë nga ankthi kanë zbuluar se çajrat ose suplementët e barit të bletës përmirësojnë humorin, ulin ankthin dhe rrisin ndjesinë e qetësisë dhe relaksit.

Valeriana
Valeriana është përdorur prej mijëra vitesh kundër pagjumësisë dhe ankthit.

Shkencëtarët besojnë se valeriana rrit nivelet e acidit gamma aminobutyric në tru dhe e mban atë të qetë./AgroWeb.org

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kosovë / Dështon për herë të tretë votimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike Covid-19

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të tretë të votojë në lexim të parë Projketligjin për Rimëkëmbje ekonomike Covid-19.

I zhgënjyer nga shteti, qytetari nga Shijaku detyrohet të kthehet në shtëpinë e prishur nga tërmeti: Jam invalid, 8 muaj as përkrahje, as ndihmë,...

Banori i Shijakut, Klodian Luku, bashkë me 16 anëtarët e tjerë të familjes së tij, kanë jetuar në dy çadra të ngushta...

Vetëm 30 dollarë për një natë, shtëpia e ‘Princit të Bel Air’ jepet me qira!

Seria “Princi i Bel-Air”-it që edhe shënoi fillimin e karrierës së Uill Smith në televizion, feston 30 vjetorin. Dhe...

Më shumë se 30 të vdekur nga zjarret në Kaliforni/ Shkencëtarët: Ngrohja globale pati ndikim të lartë

Zjarret masive të rëna në Kaliforni nga ngritur shumë shqetësime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tragjike në Librazhd/ Një person ndërron jetë duke punuar në një banesë, e zë pompa e betonit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte, në fshatin Dorëz të Librazhdit, ku ka humbur jetën një person.