Seanca e sotme parlamentare u shoqërua me një debat mes kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe deputetit Kujtim Gjuzi.
Ky i fundit i tërhoqi vëmendjen Ruçit se javën e shkuar nuk kishte kërkuar interpelancë me ish-kryeministrin, Sali Berisha pasi u shpall non grata nga SHBA
Pjesë nga debati:
Gjuzi: Kryetar unë e di mire Kushtetutën nuk kam ardhur kot këtu
Ruçi: Shijoje këtë muaj që muaj që të ka mbetur.
Gjuzi: Unë kryetar i një partie dhe jo asaj komuniste
Ruçi: Mos më bëj si cub
Rikujtojmë se sot u betuan dy deputetet e reja të Kuvendit të Shqipërisë për legjislaturën 2017-2021, pas ndarjes nga jeta të deputetit të PS-së Bashkim Finos, dhe dorëheqjes së Tom Doshit.
Vendin e Bashkim Finos e ka marrë Gentiana Cakrani, ndërkohë që vendimin Tom Doshit e ka marrë Jetmira Raboshta.


