Deputeti Myslym Murrizi gjatë seancës së sotme plenare ka folur rreth vrasjeve dhe ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur në muajt e fundit në vendin tonë.
Nga foltorja e Kuvendit ai tha se për 21 ditë në vend janë vrarë 9 persona, si dhe ka pasur tentativë vrasje për 7 të tjerë. Sipas tij Shqipëria është kthyer si Palermo e viteve ‘70
“Ajo që unë vërej është shumë shqetësuese, në këtë periudhë para dhe pas zgjedhore në këtë vend. Krimi është shtrirë si kurrë ndonjëherë më parë. Vlora, Elbasani, Shkodra, Durrësi janë kthyer si Palermo e vitit 70. Zotërinj të mazhorancës i morët votat e shqiptarëve në stilin e 20 viteve të fundit. Unë, pa pasur roje në kutitë e votimit dhe të numërimit, pranuam rezultatin. Lërini dorën e shtrirë për Lulin, sepse ka shtrirë dorën krimi në çdo vend. Ju jeni bashkë me të. E keni provuar këtë sa herë ka qenë ortak i ngushtë. Ndani para publike së bashku. Aq shumë duheni se ditën e kongresit tuaj e keni lënë ditën e ditëlindjes së Lulit. E ai, për t’iu bërë karshillik, një ditë pas jush bën kongresin. Kë keni ftuar? Kë ftoni? Ky është teatër i përshirë, sepse atyre që i shtrini dorën, s’keni lënë gjë pa i thënë kur ka qenë këtu.
Opozitën thotë ai, ky është teatër i përshirë… Na e kurseni këtë teatër. Keni bashkëpunuar kundër interesave të shqiptarëve. 108 kuti janë hapur në Durrës, i kanë dhënë militantëve, 38 vota më tepër PD, ju kanë dhënë ju më tepër 26 vota, i kanë dhënë LSI një më tepër. Pse nuk çoni në SPAK këto palaço. 108 janë numëruar dhe kanë dalë 60 vota të tjetërsuara.
Ai numërues duhet të shkojë pas hekurave. Kjo ju bëri që të kënaqeshit? Ju ka kërkuar SPAK-u mbrëmë, pse nuk i çoni? Nuk ka më turp, për 21 ditë nëntë vrasje, shtatë tentativa vrasje, asnjë autor i zbuluar. Prisni dorën e shtrirë të krimit dhe lejeni atë të Lulit sepse do e keni këtu”- tha Murrizi


