Mos pyet për tre lloj njerëzish (se ç’mëkat kanë)

Mos i humb

Tregon Fadale ibn Ubejd r.a se i Dërguari i Allahut s.a ka thënë:
Mos pyet më për tre lloj njerëzish (se ç’mëkat kanë):

Një person i cili shkëputet dhe le xhematin (e muslimanëve), kundërshton prijësin e tij dhe vdes duke qënë i tillë.

Një robëreshë apo rob i cili/e cila arratiset nga zotëria i tij dhe vdes (në këtë gjëndje).

Një grua të cilës i ka ikur burri (udhëtim etj) duke i lënë pasuri të mjaftueshme (për të jetuar) dhe heq dorë nga hixhabi (zbulohet).Prandaj mos pyet më për ta.

Gjithashtu mos pyet edhe për tre të tjerë: Një njeri i cili merr kompetencat e Zotit, madhështinë dhe krenarinë e Tij (pra sillet me mëndjemadhësi dhe krenari ndaj krijesave). Një njeri që dyshon në Zot dhe një tjetër i cili humbet shpresë në mëshirën e Zotit përgjithmonë.

Transmeton imam Ahmedi në librin e tij Musned me nr. 23943.

Hadithi është i saktë.

E ka saktësuar ibn Asakir dhe shejh Albani.
Edison Dukaj

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit