Moska: Prania e SHBA-ve në Siri pengon paqen

Mos i humb

Praninë “ilegale” të SHBA-ve në Siri, Rusia e ka quajtur si një pengesë për procesin e paqes, duke e akuzuar atë për strehimin e “militantëve”.

“Prania ilegale e armatosur e SHBA-ve në Siri mbetet një sfidë serioze për përparimin drejt paqes në Siri si dhe për ruajtjen e unitetit të saj dhe integritetit territorial”, tha në një konferencë për media Maria Zaharova, zëdhënëse e Ministrisë të Jashtme të Rusisë.

Zaharova pohoi se militantët përdorin një zonë prej 55 kilometrash të krijuar në mënyrë të njëanshme nga SHBA-të, rreth bazës së tyre ushtarake në jug të Sirisë pranë fshatit At Tanf, për t’u fshehur nga forcat e regjimit.

“Militantët fshihen nga persekutimi i forcave qeveritare siriane, grupohen atje, duke u armatosur për sulme të reja në shkretëtirën siriane”, tha Zaharova.

Turqia poashtu është ankuar për forcat e SHBA-ve në Siri që mbështesin dhe furnizojnë me armë terroristët e PYD/PKK-së./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit