Moska: Vendimi i BE-së për sanksione është “dyfytyrësi”

Mos i humb

Rusia e ka vlerësuar si “dyfytyrësi” zbatimin e sanksioneve ndaj 8 zyrtarëve rusë nga Bashkimi Europian, me arsyetimin për shkeljen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Rusisë pretendohet se BE-ja po vepron bashkë me Ukrainën.

“Nuk pasqyrojnë të vërtetën pretendimet e BE-së se Rusia përdor forcë pa arsye”, thuhet në deklaratë ku rikujtohet se ndaj 8 zyrtarëve rusë është marrë vendim për sanksione me arsyetimin se Rusia ka rritur tensionet duke shkelur të drejtën ndërkombëtare në ngushticën Kerç të Detit Azov.

“Përfshirja e qytetarëve tanë në listën e sanksioneve të BE-së është dyfytyrësi. Ky veprim nuk do të mbetet pa kundërpërgjigje”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Lista e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë aktualisht përfshin 170 persona dhe 44 institucione.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit