I dërguar i SHBA për Ballkanin Perëndimor tha se dialogu mes liderëve të Kosovës në Bruksel me datën 18 gusht është kyçi i suksesit për të ardhmen.

Escobar kërkoi gjithashtu që popullit të Kosovës tu hapen dyert për të lëvizur lirshëm duke thënë se Kosova është Europiane dhe aspirata e saj është Bashkimi Europian.

Zyrtari i lartë amerikan përgëzoi edhe popullin shqiptar me rastin e çeljes se negociatave për në BE, ai shpreson se reformat do avancojnë përpara

Ai foli edhe në lidhje me krijimin e bashkimit (Asociacionit) të komunave me shumicë serbe, ku tha se nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe të krijohet “shtet brenda shtetit”.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Escobar tha se qëndrimi i SHBA-së është që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, por tha se duhet të ketë diskutim për çështjen e Asociacionit, që të mos bie ndesh me ligjet.

“Ne kemi qenë të qartë se palët janë pajtuar më herët për Asociacionin, prandaj duhet të diskutohet. Megjithatë, Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti”, deklaroi ai.