Mossad arrin të kthejë orën e vjedhur spiunit të famshëm që u var në Siri

Mos i humb

Agjencia e inteligjencës izraelite Mossad njoftoi se ka arritur të rikuperojë një orë dore që i përkiste spiunit të  famshwm izraelit Eli Cohen, i cili ka punuar për vite të tëra në Siri nën emrin Kamel Amin Thabit,  ku u zbulua dhe u var në sheshin qendror të Damaskut.

Orar u kthye me anë të një operacioni të veçantë të Mossadit.

Pas konfirmimit të origjinalitetit të saj, shefi i Mosadit. Yossi Cohen do ta dorëzojë orën në familjen e Eli Cohen gjatë një ceremonie të posaçme.

Ora është shfaqur në selinë e Mossad-it dhe do t’i caktohet familjes pas festave të ardhshme hebraike Rosh Hashana.

Gazeta izraelite Yedioth Ahronoth, tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka përgëzuar Mossad-in për operacionin e suksesshëm, por nuk janë shpalosur detaje dhe nëse ajo është bërë në territorin sirian.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, qeveria izraelite tha se pas ekzekutimit të Cohen, “ora e tij mbeti në territorin e armikut”.

Në vitet e fundit, autoritetet siriane nuk kanë pranuar të kthehen në Izrael eshtrat e Cohen, i cili është varrosur në një vend të fshehtë.

Ish-kryeministri izraelit, Ariel Sharon është një nga udhëheqësit izraelitë që kërkuan kthimin e mbetjeve mortore të tij.

Izraeli ka bërë të ditur se Cohen ka dhënë një kontribut të madh në ofrimin e informatave të ndjeshme në lidhje me fortifikimet ushtarake siriane dhe vendet e artilerisë së rëndë në Lartësitë Golan, të cilat çuan në rënien e zonave të lehta në duart e Izraelit, në qershor të vitit 1967.

Vitin e kaluar, Rusia kërkoi nga Damasku të kthejë eshtrat e Cohen në Izrael, por autoritetet siriane thanë se nuk dinin se ku ishte varrosur. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit