Qeveria: ja shifrat e anti-korrupsionit dymujor

Mos i humb

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka ofruar bilancin e Task Horcës antikorrupsion të qeverisë për dy muajt e fundit. Sipas shifrave të dhënë prej saj, janë rekomanduar 172 masa disiplinore prej të cilave 28 largime nga detyra.

 Vetëm për periudhën maj-qershor 2018, Task Forca antikorrupsion u ka rekomanduar ministrave dhe drejtorave të përgjithshëm 172 masa disiplinore prej të cilave 28 largime nga detyra. Largimet nga detyra përfshijnë një numër të lartë punonjësish dhe një sërë drejtuesish të lartë të zyrave rajonale të Hipotekës, Aluiznit, Tatimeve, AKU, Inspektorateve, drejtorive bujqësore etj. 

Nga kontrollet e ushtruara nga task forca anti-korrupsion janë depozituar në organin e prokurorisë tre kallëzime penale për 6 drejtues të niveleve të ndryshme të administrates”, tha gruaja në krye të drejtësisë shqiptare. /tesheshi.com/ 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit