Mostar, fillon takimi trepalësh Bosnjë e Hercegovinë-Kroaci-Serbi

Mos i humb

Në Mostar ka filluar takimi trepalësh i Kryesuesit dhe anëtarëve të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Dragan Çoviç, Bakir Izetbegoviç dhe Mladen Ivaniç me presidentët e Republikës së Kroacisë dhe Serbisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe Aleksandar Vuçiç.

Pas takimit, i cili është i mbyllur për media, do të mbahet një takim me anëtarët e Presidencës së BeH-së dhe dy presidentët e vendeve fqinje me ministrat e Jashtëm.

Në orët e pasdites është planifikuar adresimi i kryesuesit të Presidencës së BeH-së, Dragan Çoviç, presidentes të Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Çoviç më parë shprehu pritjet se takimi në Mostar do të jetë vazhdim i bisedimeve të mëparshme të mbajtura në Beograd dhe Zagreb.

Sipas tij, bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjeve ndërshtetërore, përfshirë çështjen e kufirit si dhe rrugën evropiane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit