Moti i keq/ ARRSH jep informacion: Qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare, ja ku pati rënie materialesh

Mos i humb

ARRSH njofton zyrtarisht mbi gjendjen e akseve në gjithë Shqipërinë që në natën e kaluar u përfshi nga moti i keq.

Sipas ARRSH, qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset kombëtare. Rënie materialesh pati në akset Librazhd-Elbasan, në kilometrin 107 Kalimash, Shkopet-Ulëz, Lukovë-Bunec dhe Ura e Kranës Syri i Kaltër.

Ndërkohë rekomandohet që në rrugën e Dardhës të qarkullohet me zinxhirë nga km 6 deri në km 12.

NJOFTIMI NGA ARRSH

📌Informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare

Gjatë natës kanë vazhduar reshjet në të gjithë territorin🌧🌨 por pa sjellë probleme të mëdha me qarkullimin 🚖

👉Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.

Rënia e materialeve në segmentet: Ura e Kranës Syri i Kaltër, Lukovë-Bunec, Librazhd-Elbasan, në Kalimash km 107 dhe Shkopet-Ulëz është mbajtur gjithe kohën nën kontroll, për të mos sjellë probleme në qarkullim.

🚧Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që  nga km 6 deri në km 12 të qarkullohet me zinxhirë🚘

⚠️Kontraktorët janë në gadishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3D1236027536791853%26id%3D448230332238248&width=500&show_text=true&height=778&appId

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit