Moti i keq me reshje shiu e erë të fortë, OSSH: Pasoja në rrjetin e disa zonave, 90% në ato rurale. Ja rrethet me mungesë energjie

Mos i humb

Përkeqësimi i kushteve të motit në orët e para të ditës së sonte, 27 dhjetor, ka shkaktuar dëme në rrjetin elektrik të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Referuar raportimit të orës 09:30, OSSH njofton se, zonat në Fier, Fushë Krujë, Lezhë dhe rreth Tiranës, kanë mungesë të energjisë elektrike.

“Shkak i këtyre stakimeve është bërë moti i keq me shira, erëra të forta dhe shkarkime të fuqishme atmosferike që ka përfshirë vendin gjatë mbrëmjes e duke vijuar deri në orët e para të ditës së sotme”, deklaron administratori i OSSH, z.Petraq Lika. Sipas tij, moti i keq do shoqërojë vendin edhe në 24 orët e ardhshme.

foto galeri

foto galeri

Afro 90% e defekteve janë shfaqur në zona rurale dhe rurale të thella, pasi furnizohen nga linja ajrore. Grupet e punës janë njoftuar 48 orë para dhe po operojnë mbi planin e masave të gatishmërisë, ndjekur nga Dispeceria Qendrore në OSHEE Group.

Institucionet e rëndësishme, si spitalet dhe hidrovorët furnizohen normalisht me energji elektrike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit