Moti i keq, nuk ka krijuar pengesa në lundrimin e trageteve, vijon përpunimi i mallrave në portin e Durrësit

Mos i humb

Moti i keq dhe deti i trazuar, nuk kanë krijuar pengesa të mëdha në lundrimin e trageteve edhe në linjën Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “sot paradite, trageti “Rigel VII” i linjës Bari- Durrës është akostuar në Terminalin e udhëtarëve rreth orës 08:20”.

Sipas të dhënave të Dispeçerisë së APD-së, sapo mbërriti edhe trageti i së njëjtës linjë “AF Aurelia”.

Tragetet “AF Marina” dhe “AF Claudia” janë nisur sipas orarit të parashikuar, përkatësisht drejt Barit dhe Ankonës mbrëmjen e kaluar, ndërsa trageti “Bari”, ka patur një vonesë prej disa orësh në nisje dhe e ka lënë portin e Durrësit drejt Barit sot rreth orës 07:00.

Në radën portuale, aktualisht ndodhen tre anije me çimento, hekur dhe skrap, të cilat pritet të fillojnë përpunimin në orët e ardhshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit