MPJ turke fton SHBA-në “të përmbahet nga hapat e gabuar që do të dëmtojnë marrëdhëniet”

Mos i humb

Pas deklaratës së Departamentit të Shtetit lidhur me S-400, Ministria e Jashtme e Turqisë i kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të përmbahet nga hapat e gabuar që do të dëmtojnë marrëdhëniet midis dy vendeve.

Reagimi i Turqisë vjen pasi zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus, së fundmi është shprehur se Departamenti nuk ka ndryshuar qëndrimin lidhur me blerjen e sistemeve S-400 dhe vendosjen e sanksioneve si kundërpërgjigje.

“E ftojmë palën amerikane të përmbahet nga hapat e gabuar që do të dëmtonin marrëdhëniet, duke e përjashtuar diplomacinë dhe dialogun”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy.

“Deklarata nuk përputhet me përmbajtjen dhe frymën e takimit midis presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit amerikan Donald Trump gjatë Samitit të G20-tës”, shtoi Aksoy, duke rikujtuar se Trump gjatë samitit në Japoni ishte shprehur se Turqia nuk është trajtuar në mënyrë të drejtë nga qeveritë e mëparshme amerikane.

Ai potencoi se i tërë procesi është zhvilluar në mënyrë transparente që nga fillimi dhe tha se ende nuk kanë marrë përgjigje për propozimin për krijimin e një grupi punues për të mënjanuar shqetësimet e SHBA-së lidhur me blerjen e sistemeve ruse S-400.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit