Sërish sulme në Idlib, 9 të vdekur

Mos i humb

Gjatë sulmit të avionëve të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad të kryera në zonën e deeskalimit të përleshjeve kanë humbur jetën nëntë civilë, ndërsa 12 të tjerë janë plagosur.

Forcat e regjimit, të përbëra nga ushtria e regjimit dhe terroristët e huaj që i mbështet Irani, nga mëngjesi bombardojnë vendbanimet brenda zonës së deeskalimit të përleshjeve në Idlib.

Pjesëtarët e Mbrojtjes Civile njoftuan se gjatë sulmit të avionëve të regjimit të Assadit humbën jetën nëntë civilë, prej tyre tre fëmijë, ndërsa u plagosën 12 civilë.

Ekipe të Mbrojtjes Civile janë në terren dhe bëjnë aksione shpëtimi, ndërsa druhet se numri i të pësuarve mund të rritet duke marrë parasysh se sulmet vazhdojnë.

Po ashtu, forcat e regjimit bombarduan një spital në Jisr al-Shuguru, në perëndim të Idlibit dhe një shkollë në Erih.

Nuk dihet nëse në këto sulme ka pasur të vdekur ose të plagosur.

Raporti i Rrjetit Sirian për të Drejta të Njeriut (SNHR) thekson se gjatë sulmeve të pjesëtarëve të regjimit të Asadit dhe aleatëve të tij të kryera mes 26 prillit dhe 23 qershorit në zonën e Idlibit, kanë humbur jetën 487 civilë, ndërsa janë plagosur 1.495 të tjerë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit