Mueller vizitë në Arakan lidhur me krizën humanitare

Mos i humb

Ndihmës sekretarja e përgjithshme për Ndihmat Humanitare të Kombeve të Bashkuara (OKB), Ursula Mueller ka vizituar provincën Arakan të Mianmarit, për të bërë vlerësimin mbi krizën humanitare në të cilën ndodhen muslimanët e Arakanit.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric në brifingun e tij ditor tha se Muller ka udhëtuar në Arakan për të vëzhguar nga afër gjendjen humanitare në provincën e Arakanit.

Dujarric bëri të ditur se Mueller është takuar me ministren e Jashtme dhe Presidencës së Mianmarit, Aung San Suu Kyi si dhe zyrtarët tjerë të qeverisë për të diskutuar për mbrojtjen e civilëve, mospengimin e qasjes në Arakan si dhe për mundësinë e ofrimit të ndihmave humanitare në këtë vend.

Sipas të dhënave të fundit të OKB-së, ka tejkaluar 700 mijë numri i muslimanëve të Arakanit që janë strehuar në Bangladesh vetëm që nga 25 gushti 2017. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me pamjet satelitore që kanë publikuar kanë treguar se qindra fshatra janë shkatërruar.

Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet qeverive të Mianmarit dhe Bangladeshit për kthimin e muslimanëve të Arakanit në territorin e tyre është i paefektshëm në praktikë pasi që nuk është e mundur të dokumentohet gjendja e të zhvendosurve.

OKB-ja dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e quajnë “spastrim etnik” ose “gjenocid” dhunën kundër muslimanëve të Arakanit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit