Muftiu Tërnava i nënshtrohet një operacioni të komplikuar, nuk dihet për gjendjen e tij!

Mos i humb

Muftiu i Kosovës Naim Tërnava ka kohë që nuk ndjehet mirë me shëndet. Ai ka pasur komplikime serioze me shëndetin e tij. Tërnava edhe më parë ishte shtrirë në spitale, mbase kishte edhe disa intervenime mjekësore të komplikuara edhe në Turqi.

Sipas një statusi në Facebook të djalit të tij, Haris Tërnava, ai sapo ka dalë nga salla e operacionit dhe gjendja e tij po vjen duke u përmirësuar.

KosovaPost ka tentuar disa herë t’i kontaktoj familjarët e muftiut për të mësuar për gjendjen e tij dhe në cilin spital është operuar. Apo, nëse këtë e ka bërë në Kosovë apo jashtë vendi.

Përpjekjet tona në këtë drejtim nuk arritëm t’i konkretizojmë.

Më poshtë gjejeni postimin e plotë të Haris Tërnavës në llogarinë e tij në Facebook:

Selam Alejkum.

Të nderuar familjarë, miq e dashamirë!

Dua t’ju njoftoj se Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, sot i është nënshtruar një operimi. Falë Zotit operimi ka kaluar mirë, dhe gjendja shëndetsore e tij është stabile.

Me këtë rast, si familjar, shprehim mirënjohje ndaj spitalit, mjekëve dhe secilit prej jush që u interesuat për shëndetin e tij!

Me respekt,

HT.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit