Mungesa e vitaminës D, e përhapur dhe shumë e rrezikshme!

Mos i humb

Ndërkohë që vitamina D po pakësohet, sëmundjet e rrezikshme po shtohen.

Kjo vitaminë i referohet një sërë përbërësish dhe klasifikohet si vitaminë (që tretet në yndyrë) dhe si hormone. Forma fisiologjikisht aktive e saj quhet “kalsitriol”, e cila është edhe forma hormonale e kësaj vitamine. Rrezet ultra violet te diellit, nxisin një proces që kthen substancën 7-dehidrokolesterol që gjendet në lëkurën tonë, në pro-vitaminen “cholecalciferol” ose ndryshe D3. Pro-vitamina D3 kthehet nga mëlçia dhe veshkat ne hormonin e shumëpërfolur së fundmi – “kalsitriol” (1,25-dihydrocholecalsiferol).
Suplementet ushqimor përmbajnë formën D2 ose D3. Ajo me e preferuara është forma D3, pasi ka efekt më të kënaqshëm në rritjen e vitaminës D në gjak.

Sa vitaminë D duhet të marrim në ditë?

Bebet deri 1 vjeç: 400IU (ose 10mikrogram)/ditë
Nga 1 deri në 70 vjeç: 600IU ose 15mikorgram/ditë

Nivelet e vitaminës D në organizëm

Mungesë: <12ng/ml (mund të çojë në rakitizem fëmijët e vegjël dhe në zbutje të kockave në të rritur). Pamjaftueshmëri: >12 – 19ng/ml (e pamjaftueshme për mirëmbajtjen e kockave dhe shëndetin në përgjithësi).
E mjaftueshme: >20 – 49ng/ml (e mjaftueshme për mirëmbajtjen e kockave dhe shëndetin në përgjithësi).
Ndoshta e dëmshme: >70ng/ml
Përse duhet ta merrni seriozisht mungesën e vitaminës D?

Pjesa me e madhe e indeve dhe qelizave të trupit të njeriut, kanë receptore për vitaminën D, dhe midis 200 – 2000gene kontrollohen prej saj. Ajo luan një rol kyç në ndërtimin e kockave dhe metabolizmin e tyre. Ajo është e përfshirë në metabolizmin e muskujve dhe mungesa e saj është lidhur me sëmundje të zemrës, hipertension, skleroze multipla, artrit, infeksione, autizëm dhe disa lloje kanceri. Sipas analizave të kërkimeve shkencore, marrja e vitaminës D me suplement mund të ulë vdekshmërinë.

Vitamina D mund të pengojë shtimin e pakontrolluar të qelizave, kështu që një mungesë e saj mund të çojë në shtim të padëshirueshëm, një karakteristik kyçe e rritjeve kanceroze. Disa shkencëtarë kane vërejtur se mbi 17 tipe kanceri janë sensitive ndaj vitaminës D. Studimet kane treguar se doza 1400 – 1500mg Kalcium + 1100IU vitaminë D në ditë me suplement, kanë rezultuar në ulje të ndjeshme të gjithfarë lloji kanceri, në gra pas menopauzës. Gjithashtu, ulje të rrezikshmërisë se kancerit të zorrës së trashe kanë gjetur studiues të tjerë me doza 1000-2000IU/dite vitaminë D.

Mungesa e vitaminës D është konstatuar te rrisë shanset e infarktit te miokardit dhe vdekshmërisë nga sëmundje kardiovaskulare.

Nivele të ulëta të vitaminës D janë lidhur me rezistencë ndaj insulinës dhe diabet, si dhe prodhim të lartë të “reninës” nga veshkat me pasojë rritje të mundshme të tensionit arterial.

Nivelet e pamjaftueshme të vitaminës D në gjak mund të lidhen gjithashtu me shëndetin mendor duke rritur rrezikun e sëmundjes se Alcajmerit.

Vitamina D forcon funksionin e qelizave imunitare duke parandaluar kështu sëmundjet autoimunitare që po bëhen gjithnjë e me te rrezikshme. Doza plotësuese me suplement, rreth 2000IU në ditë, mund të parandalojë ndjeshëm shfaqjen e diabetit tip 1, në fëmijë të predispozuar për këtë sëmundje autoimunitare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit