Mungonte avokati, shtyhet sërish seanca për ish-kryeprokurorin Llalla

Mos i humb

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu për të tretën herë seancën ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe shkak u bë mungesa e avokatit.

Seanca e radhës do të mbahet në 9 shtator, ndërsa Gjykata ka caktuar edhe një avokat, kjo për shkak të mungesës për të 3 herën të avokatit të zgjedhur të tij.

Llalla ka ankimuar dënimin me 2 vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.

Duke iu bindur hetimit të SPAK, Gjykata urdhëroi kërkesën për konfiskim të gati 22 mijë metrave katrorë truall dhe një apartamenti në Durrës dhe aprovoi si dënim shtesë edhe mohimin për të marrë funksione publike për pesë vite.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit