Murati: Kush nuk ka nevojë për shtesat, mund të heq dorë vullnetarisht

Mos i humb

Ministri i Financave, Punës dhe Transportit, Hekuran Murati tha sot se qytetarët që nuk duan të përfitojnë nga shtesat prej 100 euro që Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i ndajë për fëmijë dhe pensionistë, mund të heq dorë vullnetarisht nga marrja e tyre.

Qeveria e Kosovës ka marr vendim të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe fëmijët deri në 16 vjeç.

Ministri Murati në një postim në rrjetet sociale bëri të ditur se shtesat e fundvitit janë mirëpritur nga shumë qytetarë. Ai thekson se ka edhe prej atyre që deklarojnë se “shtesat e tilla ata nuk do duhej t’i merrnin sepse nuk kanë nevojë”.

“Për ta mundësuar heqjen nga lista e përfitimit të shtesës së njëhershme prej 100 euro për fëmijë e për pensionistë, kemi përgatitur formularin online ku secili që dëshiron vullnetarisht të heq dorë, mund ta bëjë këtë për 2 minuta, duke plotësuar formularin në vijim: https://see.rks-gov.net”, ka shkruar Murati në Facebook.

“Jam i bindur që disa deputetë të opozitës dhe disa analistë do të jenë të parët që do ta plotësojnë. Prandaj mos hezitoni t’a ndani edhe me ta këtë formular”, ka shtuar ai.

Pas kësaj, ka reaguar ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, e cila përmes rrjeteve sociale ka theksuar se buxheti i shtetit nuk mund të trajtohet si buxhet personal.

“A e kanë mundësinë qytetarët mos me i paguar faturat e energjisë elektrike, pasi që në këto ditë të ftohta po përballen me nga 8 orë reduktime”, ka shkruar ndër të tjera Bajrami në Facebook.

“A e kanë pasur qytetarët mundësinë mos të mos paguajnë 50% më shumë TVSH si rezultat i ngritjes enorme të çmimeve”, ka thënë ajo.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit