Muslimanët a Malajzisë protestojnë kundër vendimit të SHBA-ve

Mos i humb

Muslimanët në Kuala Lumpur të Malajzisë protestuan sot kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Muslimanët në Kuala Lumpur, pas namazit të xhumasë së falur në xhaminë Tabung Haji, bënë lutje për palestinezët.

Rreth dy mijë persona të cilët pas namazit marshuan drejt konsullatës së SHBA-ve duke brohoritur slogane, protestuan kundër vendimit të SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si “Mos e prek Jerusalemin”, dhe “Palestina e Lirë”.

Policia mori masa të gjera të sigurisë para konsullatës së SHBA-ve dhe mbylli qarkullimin rrugor.

Gjatë protestës ndodhën edhe përleshje të vogla në mes policisë dhe protestuesve që përpiqeshin ta kalojnë barrikadën e sigurisë.

Protestuesit vënë në zjarr fotografitë e presidentit amerikan Donald Trump dhe flamujt e SHBA-ve dhe Izraelit.

Njëri prej protestuesve, Omer Kazim, në një deklaratë për AA tha se deklarata e Trumpit për Jerusalemin është marrëzi e plotë dhe kalim i kufirit.

“Jerusalemi është i muslimanëve. As që mund të bëhet fjalë që ai të jetë kryeqytet i Izraelit. Të mos harrojnë se muslimanët do të luftojnë me gjak e shpirt për këtë kauzë”, tha ai.

Më pas protestuesit mblodhën donacione për palestinezët./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit