Musliu kërkon nga organet e drejtësisë të zbatojnë ligjin, pavarësisht djali i kujt është!

Mos i humb

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovë, Ganimete Musliu ka reaguar lidhur me rastin e djalit të drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhuni i cili u akuzua për mbajtje të armës dhe narkotikëve të konfiskuar ditë më parë nga Policia e Kosovës.

Musliu, bërë të ditur se një gjë duhet të shpjegohet mbi këtë rast, ne kemi të bëjmë më djalin e drejtorit të AKI-së dhe jo vet drejtorin, mirëpo nëqofse dikush nga institucioni ka ndërhyrë mbi raportin e Policisë, atëherë do të merret vendimi mbi Shpend Maxhunin.

“Rasti ka bëjë më djalin e Shpend Maxhunit dhe jo drejtorin e AKI-së dhe ai djalë nuk është i mitur, prandaj organet e drejtësisë duhet të zbatojnë ligjet pa marrë parasysh djali i kujt është, nuk me intereson familja e askujt dhe ligji duhet të respektohet, por nëqofse AKI ka bërë ndërhyrje mbi rastin atëherë do të marrim masat e duhura”, tha Musliu./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit