Mustafa pas votimit pro të PE-së: Këtë vendim e meritojnë qytetarët e Kosovës

Mos i humb

Ish-kryeministri dhe lideri i LDK-së Isa Mustafa, përmes një postimi në facebook, pas votimit pro të Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave, ka shkruar se votimi pro është meritë e punës së përbashkët e institucioneve të BE-së dhe Kosovës.

Siç shkruan Mustafa, sot Parlamenti Europian votoi që qytetarët e Kosovës t’i barazojë me qytetarët tjerë europian, që edhe ata të lëvizin lirë në vendet e Shengenit.

Mustafa shpreson se edhe Këshilli i Ministrave të BE-së, të vendos pozitivisht për liberalizimin e vizave.

Ja postimi i plotë i Mustafës:

Parlamenti Europian votoi që qytetarët e Kosovës t’i barazojë me qytetarët tjerë evropian, që edhe ata të lëvizin lirë në vendet e Shengenit. Është kjo fitore jonë e përbashkët, e institucioneve të BE-së, e përmbushjes së kritereve nga shteti i Kosovës dhe e vetëdijesimit të atyre që kundërshtuan më shumë se dy vite ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

Të shpresojmë por edhe të punojmë që edhe Këshilli I Ministrave të BE-së në të ardhmen e afërt të vendosë pozitivisht për liberalizimin e vizave. Këtë vendim e meritojnë qytetarët e Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit