Mustafa porosi Presidentit Thaçi: Mund ti korrigjosh vetëm mexhat e arave tuaja, jo kufijtë e Kosovës!

Mos i humb

Isa Mustafa, kryetari i LDK-së, edhe një herë ka prekur çështjen e  idesë për korrigjimit të kufijve të lansuar nga Presidenti Thaçi, ndërsa ka përsëritur se  për LDK-në kufijtë janë të paprekshëm.

Siç shkruan Muatafa në një postim në Facebook, hapja e dialogut për kufijtë, është vetagresion ndaj shtetit dhe territorit të Kosovës.

“Nëse dikujt i ka mbetur të bëjë pazare me korrigjimin e kufijve, ai mund të korrigjoj vetëm mexhat e arave të veta, jo kufijtë e Kosovës”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Postimi i plotë i Isa Mustafës në Facebook:

Qytetarë të nderuar,

Për LDK-në, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm.

Është i ndaluar dialogu për kufijtë, për territorin, për pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008! Hapja e dialogut për kufijtë, është vetagresion ndaj shtetit dhe territorit të Kosovës.

Nëse dikujt i ka mbetur të bëjë pazare me korrigjimin e kufijve , ai mund të korrigjoj vetëm mexhat e arave të veta, jo kufijtë e Kosovës. IM

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit