MYSAFIRI PO SHKON…

Mos i humb

MYSAFIRI PO SHKON…

E pritëm me padurim dhe erdhi. Nuk jam i sigurt nëse e kemi pritur si duhet pritur një mysfir i këtillë por është e pamohueshme se jemi munduar dhe besoj se kjo bën punë.

Filluam të mësohemi me të dhe, pa i numëruar fare ditët harruam se ato, në të vërtetë janë ditë të numëruara, kur ja, u gjendëm në fundin e tij.

Po na ikën mysafiri pa na marrë leje…

Shijuam aromë xheneti në agjërim, namaz, përulje, lexim Kurani, nëtë gjitha shtigjet e mundëshme të devotshmërisë.

Jo vetëm kaq, por u afruam me njëri-tjetrin, u magjepsëm me aromën e mirë të iftareve dhe syfyreve bashkë me familjen, miqtë, dashamirët, vëllezërit, motrat. Ulja të gjithë së bashku në sofër dhe pritja e iftarit shpërfaqi sa afër (duhet të) jemi me njëri-tjerin.

Çdo moment ishte përjetim i veçantë, dhe çdo çast shërbente për të ujitur shpirtin me ujin e gjallërisë dhe fisnikërimit.

Po na ikën mysafiri pa na marrë leje…

A do ti themi lamtumirë?! Jo, nuk pranojmë të ndahemi prej tij kaq lehtë.

Madje ndarjen nuk e pranojmë fare. Do të vazhdojmë të shoqërohemi me aromën e tij.

Dëlirësinë e krijuar këto ditë të numëruara e që ikën shumë shpejtë, do ta ruajmë me ngulm.

Devotshmërinë do ta kultivojmë edhe më tutje, ndërsa afërsinë që përjetuam, nuk do të lejojmë që të privohemi kurrë prej saj, derisa të na bashkojë i Gjithëmëshirmshmi përfundimisht në xhenetin e Tij të lartë.


Qofshin të pranuara veprat tona, të falura mëkatet dhe të mbuluara të metat. Paqim shumë begati ditëve në vijim.
Qofshi të bekuar! 

Ekrem Avdiu

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit