MZHE-ja shkeli ligjin, kur nuk lejoji qasje në procesin e privatizimit të KEDS-it

Mos i humb

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konstatuar se Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin në procesin e privatizimit të KEDS-it dhe tenderin për Termocentralin “Kosova e Re” për qasje në dokumente publike, kur nuk kanë lejuar qasje në asetet e privatizimit Konsorciumin Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm.

KOSID-i thotë se aktgjykimi ka ardhur katër vjet e gjysmë pas parashtrimit të padisë dhe është i vonuar, duke marr parasysh se gjatë kësaj periudhe është përmbyllur procesi i privatizimit të aseteve të KEDS-it.

Po ashtu, vlerëson se lejimi i qasjes në asetet e KEDS-it në kohën kur është parashtruar kërkesa, do të parandalonte dëmtimin e interesit publik.

KOSID-i shpreh zhgënjimin se aktgjykimi nuk parasheh edhe dënime për institucionin dhe personat përgjegjës për moslejim në qasje në dokumente publike, ashtu siç parashihet me ligj./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit