“Na ndajnë edhe 7 vite nga katastrofa natyrore”, nis numërimi mbrapsht në qendër të Manhattanit

Mos i humb

Shifra alarmante, mbi 400 mijë viktima nga koronavirusi në Europë

Europa ka regjistruar më shumë së 400.000 viktima nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë sipas autoriteteve të shëndetësisë në Francë.

Turqi, dënohen me burgime të përjetshme të rënda disa drejtues të organizatës FETO

Gjykata shpalli vendimin e dënimit me nga 79 burgime të përjetshme të ashpra për 4 “drejtuesit civilë” të organizatës

Afganistani, vendi më i dëmtuar në botë nga terrorizmi

Instituti për Ekonomi dhe Paqe (IEP) me seli në Australi, ka publikuar "Indeksin Global të Terrorizmit 2020". Raporti mbi indeksin ka shqyrtuar...

Iran, në trend lindjet në data të shënuara për “yllësi të mirë”

Por, kur një mik u sugjeroi "datën magjike" të 9-9-99 në kalendarin iranian, e cila bie këtë javë, emocionet e burrit dhe...

Një ore e re digjitale e quajtur “Ora klimatike”, e cila është instaluar në Manhattan Union Square, është duke numëruar së prapthi kohën që na ka mbetur deri në sekondën që kapaciteti i karbonit në Tokë do të shkojë në zero.

Në kohën e zbulimit të kësaj ore, që ndodhi të hënën me 21 shtator nga artistët dhe bashkë krijuesit Gan Golan dhe Andreew Boyd, “ora klimatike” tregonte që kanë mbetur 7 vite dhe 102 ditë duke u bazuar në të dhënat e tanishme lidhur me shpenzimin e karbonit.

Shpenzimi total i dioksidit të karbonit në tokë pritet të shkaktojë dëme të pariparueshme në natyre, varfëri dhe çrregullim global duke shkaktuar rritje të katastrofave natyrale si përmbytjet, zjarret dhe thatësi.

“Ora klimatike” e ka edhe një figure tjetër, të cilën krijuesit e saj e përshkruajnë si ‘linja e jetës’ (lifeline) në kontrast me ‘linjën e vdekjes’ (deadline) që parashikon shpenzimin e karbonit. E para është prezentuar me ngjyrë të gjelbërt dhe tregon energjinë e Tokës që furnizohet nga burime rigjeneruese: që për momentin është 27.7 %.

“E thënë thjesht linja e jetës duhet të rritet deri në 100% përqind para se ‘deadline’ të arrijë në 0”, shpjegojnë krijuesit e kësaj ore.

Një prej masave që kërkohet të merret është ajo për mbajtjen e temperaturave nën 1.5 gradë Celsius. Në të kundërt, sipas raporteve të NASA-s vitin e kaluar, bota do të përballet me zjarre dhe fenomene natyrore katastrofike. Një shqetësim ky, që grupi i artistëve amerikanë kanë vendosur ta shprehin në mënyrën më të dukshme të mundshme, në sheshin ku kalojnë mijëra qytetarë çdo ditë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kek Bakllava me Shurup Mjalti dhe Arra – Shije Mahnitëse

Përgatitja e bakllavasë është një proçes shumë i dashur dhe i komplikuar njëkohësisht në përgatitje për çdo amvisë. Shija...

Lufta ndaj COVID-19, Gjermania zgjat kufizimet, Austria dhe Spanja planifikojnë t’i lehtësojnë ato

Në përpjekje për të mbajtur nën kontroll valën e re të infeksioneve me Covid-19, Gjermania vendosi që masat kufizuese të vijojnë të...

COVID-19/ Zinxhiri ndërkombëtar i furnizimit me vaksina, pre e spiunazhit kibernetik

Zinxhiri ndërkombëtar i furnizimit me vaksina është shënjestruar nga spiunazhi kibernetik, bën të ditur korporata ndërkombëtare e pajisjeve të biznesit IBM.  Kompania...

Grabitet banesa në Tiranë, morën biizhuteri e sende me vlerë. Ja sa para vodhën hajdutët

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona në orët e fundit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Uniformat...

Ushqimet e Darkës Që Ju Fryjnë Pa E Ditur

Darka, si vakti i fundit i ditës, luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e punëve në organizëm jo vetëm gjatë natës.