Nafta dhe benzina në Shqipëri, më shtrenjtë se në Zvicër

Mos i humb

 

 

Pavarësisht kushteve ekonomike dhe dallimet në paga, në Shqipëri, benzina kushton më shtrenjtë se sa në Zvicër. “Global Petroleum Prices” ka publikuar raportin me çmimet e benzinës dhe naftës në mbarë botën.

Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet e 23-ta në botë për çmimin e benzinës apo 1.66 dollarë, derisa Zvicra është në vendin e 25-të me 1.64 dollarë për litër.

Benzina më të së shtrenjti është në Islandë me 2.15 dollarë për litër, duke u pasuar nga Hong Kong, Norvegjia, Holanda, Italia, Greqia, Monako, Danimarka, Izraeli, Portugalia e kështu me radhë.

Më lirë kushton në Siri, Mongolia, Venezuela, Irani, Sudani.

Por, jo vetëm benzina. Nafta kushton edhe më shtrenjtë në Shqipëri, duke krahasuar me vendet tjera, shkruan albinfo.ch.

Shqipëria ndodhet në vendin e 13-të në botë për çmimin e naftës me një litër që kushton 1.66 dollarë. Më lirë është në Gjermani, Austri, Kroaci, apo edhe Finlandë, Portugali.

Edhe çmimi i naftës më së shtrenjti është në Islandë me 2.07 dollarë, derisa Zvicra ndodhet në vendin e gjashtë me 1.73.

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit