Nafta e papërpunuar shënon ulje të çmimit në tregun ndërkombëtar

Mos i humb

 

Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar Brent, filloi javën e tregtimit me 73.03 dollarë për fuçi, ndërkohë që marka amerikane e naftës së papërpunuar, West Texas Intermediate (WTI), javën e filloi me 63.863 për fuçi.

Javën e kaluar, Brent mbylli tregtimin me 75.37 dollarë për fuçi, ndërsa WTI me 66.83 dollarë.

Kompania për servisime të fushave të naftës Baker Hughes, thotë se javën e kaluar është rritur në 863 numri i puseve të naftës, një më shumë nga java paraprake.

Kjo njëherit ishte java e 18 konsekutive e rritjes së numrit të puseve të naftës.

Në mënyrë shtesë, të mërkurën që lamë pas, Administrata Amerikane mbi Energjinë (EIA) tha se është rritur edhe prodhimi amerikan i naftës, më saktësisht me 100.000 fuçi në ditë, duke rritur nivelin e prodhimit në 10.9 milionë fuçi në ditë.

Kjo, nga ana e saj shënoi javën e 21-të konsekutive të rritjes së nivelit të prodhimit në SHBA.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit