NAMAZIN…NAMAZIN…

Mos i humb

“O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me namaz” (Kur’an 2:153). Mos e rrëzoni shtyllën e fesë! Mos e humbni çelësin e dyerve të Xhennetit! Mos e fshini vulën e besimit! Kur t’ju godasë frika dhe t’ju kaplojë mërzia e pikëllimi të të mbërthejë për qafe, ngrihuni menjëherë për në namaz, që shpirti t’ju kthehet e të qetësohet. Vërtetë namazi me lejen e Allahut është siguri që çrrënjos ngulitjet e pikëllimeve dhe dëshpërimeve, dhe që largon traumat. Kur Pejgamberin [s.a.v.s.] e mundonte diçka, ai thoshte: “Na qetëso me namaz o Bilal.” Namazi ishte kënaqësia, lumturia dhe pushimi i tij [s.a.v.s.]. Kam lexuar biografitë e disa njerëzve të spikatur të cilët kur ngushtoheshin nga telashet e problemet dhe kur i kaplonin belatë, ata strehoeshin në namaz, të përulur, që pastaj t’u kthehej fuqia, dëshira dhe ambiciet e tyre. Namazi i frikës është bërë obligim të kryhet në çaste frike, atë ditë kur të fluturojnë kafkat e kokave, atëherë kur shpirtrat t’u ekspozohen tehave të shpatave… Atëherë namazi i frikës bëhet pērforcimi dhe qetësimi më i madh. Thirrini të rinjtë, ju lutem. O ju që lexoni këto rreshta, para se t’ju sëmuren shpirtrat, njihuni me dyert e shtëpisë së Allahut, le të puthë balli juaj dheun e le ta provojë sexhden, le ta ndieni kënaqësinë e shijes së përuljes! Le ta mbrojnë besimtarët veten nga dënimi i pandërprerë. Nëse jo tani, kur?! Atëherë kur loti t’i djeg qepallat, apo kur dëshpërimi t’ju shkatërrojë me rrënjë?! Kur s’mbetet fuqi për ta përballuar, atëherë dënimi fillon sërish… E ata që i largohen xhamisë do të mbesin me sy të hapur dhe asnjëherë s’do të ngopen me begatitë e përkohshme të kësaj bote, sepse lanë pas shpine shtyllën kryesore të Islamit. Jeta e tyre kalon kalon nga loti në vaj, prej trishtimit në pikëllim, prej shkatërrimit në dërrmim, prej së keqes në të ligë. “Qofshin të përmbysur! Ai ua ka asgjësuar veprat” (Kur’an 47:8).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit